Rrotull me krem limoni

AutoriEntela
00VështirësiaE mesme

Me një kosh plot me limona të freskët apo të porsa mbledhur nga kopshti i shtëpisë suaj ose edhe të fqinjit mund t'ju sugjeroj të gatuani këtë rrotull me një krem të shijshëm limoni.
Mund të duket një recetë shumë e vështirë dhe e komplikuar por ju siguroj që me pak vullnet mund ti ja dilni mbanë e të përgatisni një ëmbëlsire me një karakter të fortë por në të njëjtën kohë me një zemër të butë.
Baza biskotë e cila përmbledh rreth saj një krem me shije të freskët, është mbyllja perfekte e një darke midis miqsh.

NdajeTweetShpëtojeNdajeNdajeBigOven
torte me krem limoni
Koha e përgatitjes50 minutaKoha e pjekjes20 minutaKoha totale1 orë 10 minuta
Për bazën biskotë
 3 vezë
 80 g miellë
 115 g sheqer pluhur
 lëkurën e një kokrre limoni
Për kremin
 200 ml qumësht
 25 g niseshte
 80 g sheqer
 2 vezë
 20 g sheqer pluhur
 150 g lëng limoni
 lëkurën e 2 kokrrave limoni
 250 g pana të freskët
Përgatitja e bazës biskotë
1

Vezët me lëkuren e limonit të grirë imët përzihen me anë të mikserit në një ene qelqi.

2

Shtohet sheqeri pluhur e rrihen deri sa të kemi një masë të fryrë e shkumë.

3

Më pas shtohet mielli dhe e përziejmë me ane të një luge me lëvizjen nga lartë poshtë në mënyre që mos të çmontojmë shkumën.

4

Një tepsi me masat 30X38cm e veshim me letër furre dhe mbi të hedhim masën tonë të përgatitur më sipër, në qendër të tepsisë duke e hapur dhe niveluar në të gjithë hapësirën e tepsisë.

5

Piqet në furrë të ngrohur më parë me 220° për 9 Minuta.

6

Pasi të jetë pjekur e transferojmë nga tepsia bashkë me letrën e furrës në një vend pune, e mbulojmë me letër furre dhe e përmbysim në të në mënyrë që gjatë ftohjes të ruaje elasticitetin.

7
Përgatitja e kremit
8

Në një tenxhere të vogël hedhim qumështin dhe lëkuren e dy limonëve të grirë imët. Limonët i shtrydhim në mënyre që të përfitojmë rreth 150g lëng dhe e shtojmë tek qumështi. E vendosim të ngrohet në flakë mesatare.

9

Në një enë qelqi përziejmë të verdhat e vezëve, sheqerin e niseshtenë deri sa të kemi një masë të butë.

10

Kur qumështi të filloje të zieje e heqim nga flaka dhe e transferojmë tek ena e qelqit me kremin duke e kulluar me një rende në mënyre që të eliminojmë lëkurat dhe tulin e limonit.

11

Me ndihmën e një luge e trazojmë mirë për mos te krijuar kokrriza.

12

E transferojmë sërish në tenxhere dhe e ziejmë për 5 Minuta deri sa kremi të trashet mirë.

13

Pas kohës se zierjes fikim sobën dhe e lemë të ftohet.

14

Në një enë qelqi hedhim panën e ftohtë me sheqerin pluhur dhe me anë të mikserit e përziejmë deri sa të kemi një shkumë të bardhë e të shndritshme.

15

E shtojmë pak nga pak tek kremi i limonit duke e përziere me kujdes, me pas mbulojmë enën me qese kuzhine dhe e vendosim në frigorifer të ftohet për 60 Minuta.

16

Në këtë pikë edhe baza biskotë është ftohur në mënyre perfekte, e heqim me kujdes nga letra e furrës se sipërme (duke mos hequr atë të poshtmen) dhe i shtojmë sipër kremin duke e hapur dhe niveluar mirë me anë të një luge në të gjithë bazën biskotë duke lënë vetëm 1 cm bazë të palyer.

17

Në këtë pikë rrotullojmë bazën në mënyrë delikate rreth vetes duke i dhënë formën e një cilindri. E vendosim sipër një letër furre të përdorur më parë dhe e mbështjellim me të duke i mbyllur dy anët në formën e një karamele.

18

E vendosim në frigorifer për 2 Orë në mënyre që kremi të mpikset mirë.

19
20
21
22
KategoriaKuzhinaMënyra e gatimit

Revania është më e shijshme nëse përgatitet një ditë përpara.
Shërbetin ja hedhim vetëm pasi të jetë ftohur.

Shfleto të gjitha ëmbëlsirat

Përbërësit

Për bazën biskotë
 3 vezë
 80 g miellë
 115 g sheqer pluhur
 lëkurën e një kokrre limoni
Për kremin
 200 ml qumësht
 25 g niseshte
 80 g sheqer
 2 vezë
 20 g sheqer pluhur
 150 g lëng limoni
 lëkurën e 2 kokrrave limoni
 250 g pana të freskët

Hapat

Përgatitja e bazës biskotë
1

Vezët me lëkuren e limonit të grirë imët përzihen me anë të mikserit në një ene qelqi.

2

Shtohet sheqeri pluhur e rrihen deri sa të kemi një masë të fryrë e shkumë.

3

Më pas shtohet mielli dhe e përziejmë me ane të një luge me lëvizjen nga lartë poshtë në mënyre që mos të çmontojmë shkumën.

4

Një tepsi me masat 30X38cm e veshim me letër furre dhe mbi të hedhim masën tonë të përgatitur më sipër, në qendër të tepsisë duke e hapur dhe niveluar në të gjithë hapësirën e tepsisë.

5

Piqet në furrë të ngrohur më parë me 220° për 9 Minuta.

6

Pasi të jetë pjekur e transferojmë nga tepsia bashkë me letrën e furrës në një vend pune, e mbulojmë me letër furre dhe e përmbysim në të në mënyrë që gjatë ftohjes të ruaje elasticitetin.

7
Përgatitja e kremit
8

Në një tenxhere të vogël hedhim qumështin dhe lëkuren e dy limonëve të grirë imët. Limonët i shtrydhim në mënyre që të përfitojmë rreth 150g lëng dhe e shtojmë tek qumështi. E vendosim të ngrohet në flakë mesatare.

9

Në një enë qelqi përziejmë të verdhat e vezëve, sheqerin e niseshtenë deri sa të kemi një masë të butë.

10

Kur qumështi të filloje të zieje e heqim nga flaka dhe e transferojmë tek ena e qelqit me kremin duke e kulluar me një rende në mënyre që të eliminojmë lëkurat dhe tulin e limonit.

11

Me ndihmën e një luge e trazojmë mirë për mos te krijuar kokrriza.

12

E transferojmë sërish në tenxhere dhe e ziejmë për 5 Minuta deri sa kremi të trashet mirë.

13

Pas kohës se zierjes fikim sobën dhe e lemë të ftohet.

14

Në një enë qelqi hedhim panën e ftohtë me sheqerin pluhur dhe me anë të mikserit e përziejmë deri sa të kemi një shkumë të bardhë e të shndritshme.

15

E shtojmë pak nga pak tek kremi i limonit duke e përziere me kujdes, me pas mbulojmë enën me qese kuzhine dhe e vendosim në frigorifer të ftohet për 60 Minuta.

16

Në këtë pikë edhe baza biskotë është ftohur në mënyre perfekte, e heqim me kujdes nga letra e furrës se sipërme (duke mos hequr atë të poshtmen) dhe i shtojmë sipër kremin duke e hapur dhe niveluar mirë me anë të një luge në të gjithë bazën biskotë duke lënë vetëm 1 cm bazë të palyer.

17

Në këtë pikë rrotullojmë bazën në mënyrë delikate rreth vetes duke i dhënë formën e një cilindri. E vendosim sipër një letër furre të përdorur më parë dhe e mbështjellim me të duke i mbyllur dy anët në formën e një karamele.

18

E vendosim në frigorifer për 2 Orë në mënyre që kremi të mpikset mirë.

19
20
21
22
Rrotull me krem limoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

gjashtë + shtatë =

Download Premium Magento Themes Free | download premium wordpress themes free | giay nam dep | giay luoi nam | giay nam cong so | giay cao got nu | giay the thao nu
lista njoftimeve

Receta me E-Mail

Përshëndetje!

Bashkohu dhe ti listës tonë për të marë recetat më të reja.

Faleminderit! :-)