patëllxhanë djath parmixhan
patëllxhanë djath parmixhan

Patëllxhanë të mbushura me djathë Parmixhan

Nga Megi Morava  ,     ,

17 Nëntor, 2016

Patëllxhanët janë një perime që e kanë prejardhjen nga kontinenti aziatik.
Në kontinentin evropian filluan të shfaqeshin në periudhën e mesjetës nga tregtarë arabë.
Kjo pjatë e kuzhinës italiane është e mbushur me shumë kalori por ideale për një drekë të shijshme.

  • Përgatitja: 1 orë 30 minuta
  • Gatimi: 1 orë
  • Serviret: 4 persona

Përbërësit

1 1/2 kg patëllxhanë

1 kokërr qepë

2 thelpij hudhër

1-2 gjethe borzilok

250 g djathë i grirë parmixhan

s. d. vaj ulliri

100 g kripë e trashë

s. d. kripë

1 1/2 litra salcë domateje

500 g mocarela

200 ml vaj luledielli

400 g djathë kaçkavall

s. d. piper i zi

Hapat e gatimit

1Në një tigan hedhim vajin e ullirit dhe skuqim hudhrën dhe qepën.

2Shtojmë salcën e domateve, kripën piperin, gjethet e borzilokut dhe i lëmë të bëhen derisa salca të jetë gati.

3Pasi i kemi larë patëllxhanët i presim feta -feta me një diametër 2 cm.

4I vendosim në një kullojës dhe i hedhim kripën e trashë.

5I lëmë me kripë rreth 60 Minuta.

6Pasi ka kaluar 1 orë i shpëlajmë në ujë të rrjedhshëm dhe i thajmë mirë me letër kuzhine.

7Në një tigan hedhim vaj luledielli dhe fillojmë të skuqim fetat e patëllxhanit një nga një.

8Pasi kemi mbaruar së skuquri marrim një tepsi dhe hedhim pak nga salca e domateve që përgatitëm më parë.

9Fillojmë ti rreshtojmë rresht patëllxhanët.

10Pasi kemi bërë shtresën e parë me patëllxhanë me ndihmën e një luge hedhim salcë sërish.

11Shtojmë djathin e grirë parmixhan.

12Më pas shtojmë moxarelën e grirë imët dhe fetat e djathit kaçkavall.

13Fillojmë shtrojmë sërish një tjetër shtresë me patëllxhanë, hedhim salcën, djathin parmixhan, moxarelën dhe fetat e djathit kackavall.

14Veprojmë në këtë mënyrë deri në mbarim të fetave të patëllxhanit.

15E mbulojmë me salcën e mbetur dhe shtojmë djathin parmixhan.

16E pjekim në furrë me 180°C për 45 Minuta

Në disa qytete të Italisë, përpara se ti skuqin fetat e patëllxhanit i lyejnë më parë me vezë dhe miell.

00:00

0 Reçensione

Të gjitha fushat janë të nevojshme për të dërguar një reçension.

thirteen − 5 =

Download Premium Magento Themes Free | download premium wordpress themes free | giay nam dep | giay luoi nam | giay nam cong so | giay cao got nu | giay the thao nu
lista njoftimeve

Receta me E-Mail

Përshëndetje!

Bashkohu dhe ti listës tonë për të marë recetat më të reja.

Faleminderit! :-)