Bakllavaja është një ëmbëlsirë tradicionale e vendit tonë.
Aftësia qëndron në rritjen e numrit dhe të cilësisë të petëve, në hapjen e tyre sa të jetë e mundur më të holla, gjë që siguron edhe suksesin e përgatitjes të kësaj ëmbëlsire.
Sipas krahinave të vendit, bakllavaja ka edhe shtesa e aroma të ndryshme, por sidoqoftë, ato përmblidhen në rregullin e kësaj recete.
Hapim miellin në tavolinë, e bëjmë gropë në mes dhe hedhim atje kripën dhe të verdhat e vezëve.
Me ujin bëjmë një brumë të fortë si për petë byreku.
Brumin e lëmë disa minuta të fitojë elasticitet duke e mbuluar me një pecetë të pastër e pastaj e ndajmë në copa të vogla (kuleçe), të cilët do ti bëjmë më vonë petë.
Petët i hapim të holla dhe aq të mëdha sa kemi formën (tavën ku do të pjekim bakllavanë) dhe i vendosim mbi një çarçaf të bardhë që të thahen pak.
Gjalpin e freskët e tretim dhe e kullojmë që të mos ketë mbeturina të kripës e shkumë.
Me të lyejmë tepsinë dhe shtrojmë petët njërën mbi tjetrën. Midis petëve hedhim kurdoherë gjalpë.
Bajamet ose arrat i grijmë dhe i vendosim në dy kate të ndara me peta, hedhim në fund dhe gjalpin që na ka mbetur.
E presim në thela rombike dhe e pjekim në furrë me nxehtësi mesatare 180°C për rreth 2 Orë
Nisim përgatitjen e shurupit duke valuar ujin me sheqer.
Kur të ketë marrë valë i shtrydhim limonin dhe cipën e tij të grirë duke shtuar dhe vaniljen.
Shurupin bakllavasë ia hedhim sapo të ketë dalë nga furra, kur akoma është e ngrohtë.
Revania është më e shijshme nëse përgatitet një ditë përpara.
Shërbetin ja hedhim vetëm pasi të jetë ftohur.
Përbërësit
Hapat
Hapim miellin në tavolinë, e bëjmë gropë në mes dhe hedhim atje kripën dhe të verdhat e vezëve.
Me ujin bëjmë një brumë të fortë si për petë byreku.
Brumin e lëmë disa minuta të fitojë elasticitet duke e mbuluar me një pecetë të pastër e pastaj e ndajmë në copa të vogla (kuleçe), të cilët do ti bëjmë më vonë petë.
Petët i hapim të holla dhe aq të mëdha sa kemi formën (tavën ku do të pjekim bakllavanë) dhe i vendosim mbi një çarçaf të bardhë që të thahen pak.
Gjalpin e freskët e tretim dhe e kullojmë që të mos ketë mbeturina të kripës e shkumë.
Me të lyejmë tepsinë dhe shtrojmë petët njërën mbi tjetrën. Midis petëve hedhim kurdoherë gjalpë.
Bajamet ose arrat i grijmë dhe i vendosim në dy kate të ndara me peta, hedhim në fund dhe gjalpin që na ka mbetur.
E presim në thela rombike dhe e pjekim në furrë me nxehtësi mesatare 180°C për rreth 2 Orë
Nisim përgatitjen e shurupit duke valuar ujin me sheqer.
Kur të ketë marrë valë i shtrydhim limonin dhe cipën e tij të grirë duke shtuar dhe vaniljen.
Shurupin bakllavasë ia hedhim sapo të ketë dalë nga furra, kur akoma është e ngrohtë.
Recete klasike e gjysherve tane.
Me kujtohet femijeria, kur e prisnim me shume qefe fundvitin vetem per te ngrene kete embelsire 🙂