Vitaminat e duhura në shtatzani

Vitaminat në Shtatzani

Gjatë shtatzanisë gruaja ka nevojë për konsumimin shtesë të disa vitaminave në mënyrë që të mundësohet një zhvillim sa më i mirë i fetusit.

Vitaminat janë substanca të domosdoshme për organizmin, në sasi shumë të vogla sepse organizmi nuk i prodhon, prandaj duhen marrë  me ane te ushqimit apo suplementare.
Gjatë shtatzënisë sasia e duhur e vitaminave mund të merret me një regjim të rregullt ushqimor por në disa nga këto vitamina duhet patur kujdes të veçantë.

 

Cilat vitamina duhen konsumuar?

Vitamina C

Vitamina C është e rëndësishme për ngritjen e imunitetit të organizmit.
Ndihmon në krijimin e kolagjenit në indet lidhëse, forcon qelizat dhe ndihmon organizmin në absorbimin e hekurit, kalciumit dhe acidit folik.
Gjendet në sasi të mjaftueshme në pemë dhe perime të freskëta.

 

Doza e rekomanduar në shtatzani

Doza e rekomanduar ditore gjatë shtatzanisë nuk duhet ti kaloj 70 mg.
Nuk këshillohet konsumimi më i tepërt se mund të ketë efekte negative.

 

Vitamina C në artikujt ushqimorë

Disa nga perimet dhe frutat që përmbajë vitaminën C janë: portokalli, limoni, lakra, speci, domatja, boronica, patatja, brokoli.

Vitamina D

Kjo vitaminë është e njohur si komponentë themelore për absorbimin e mirë të kalciumit në trupin tonë.
Gjithashtu është e rëndësishme për zhvillimin e dhëmbëve dhe eshtrave të fetusit.

Doza e rekomanduar në shtatzëni

Doza e rekomanduar përfshin 400 I.U.
Konsumohet lehtësisht në ushqim të pasur me prodhime qumështore.

Vitamina D në artikujt ushqimorë

Kjo vitaminë gjendet lehtë në sallatën jeshile, në të verdhën e vezës, gjalpë, në vajin e peshkut etj.
Organizmi mund ta prodhojë dhe vetë vitaminën D nëse lëkura është e ekspozuar mjaftueshëm në diell.

 

Vitamina A

Gjatë shtatzanisë është e nevojshme që të shtoni konsumimin e vitamines A.
Kjo është e nevojshme për rritjen normale dhe zhvillimin e fetusit.

Doza e rekomanduar në shtatzëni

Doza e rekomanduar në shtatzani është 2700 I.U.
Konsumimi i tepërt i vitaminës A ka efekte negative dhe mund të shkaktojë anomali te fëmija.

vitaminat në shtatzani

 

Vitamina A në artikujt ushqimorë

Në ushqim vitamina A gjendet në dy forma: retinol dhe beta-karoten.
Retinoli gjendet më shumë në ushqime me prejardhje kafshësh si mëlçi dhe vaji peshkut.
Beta- karroten luan një rol të rëndësishëm për ngjyrën portokall dhe të verdhë në pemë dhe perime.
Prandaj është shumë e lehtë për tu konsumuar.

 

Vitamina B12

Kjo vitaminë është e rëndësishme për rritjen e qelizave dhe sistemit nervor.
Gjithashtu  është komponent i rëndësishëm në parandalimin e anemisë tek femrat shtatzëna.

Doza e rekomanduar në shtatzëni

Doza ditore e rekomanduar përfshin 2,2mcg.
Mungesa e kësaj vitamine paraqitet rrallë, sepse gjendet në shumë artikuj ushqimorë.
Mangësi të kësaj vitamine mund të kenë ato femra shtatzënë që ushqehen me ushqim vegjetarian.

 

Vitamina B6

Vitamina B6 është e domosdoshme për përpunimin e karbohidrateve , lipideve dhe yndyrave

 

Vitamina B6 në artikujt ushqimorë.

Kjo vitaminë gjendet në mishra, banane, në të verdhën e vezës dhe bimët bishtajore.

 

Acidi folik

Acidi folik është i rekomanduar ta përdorni edhe para shtatzënisë në doza prej 0,4 mg në ditë.
Nëse nuk e keni konsumuar duhet ta filloni që nga momenti kur keni kuptua jeni shtatzënë.

Doza e rekomanduar në shtatzëni

Acidi folik është i rëndësishëm të konsumohet deri në javën e 12 të shtatzanisë, sepse zvogëlon mundësinë e zhvillimit të anomalive të kurrizit.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

16 + 10 =

Download Premium Magento Themes Free | download premium wordpress themes free | giay nam dep | giay luoi nam | giay nam cong so | giay cao got nu | giay the thao nu
lista njoftimeve

Receta me E-Mail

Përshëndetje!

Bashkohu dhe ti listës tonë për të marë recetat më të reja.

Faleminderit! :-)