Këshilla mbi të ushqyerit shëndetshëm

Të ushqehesh shëndetshëm nuk nënkupton të ushqyerin rigoroz, i cili kufizon disa ushqime të caktuara.
Në vend të kësaj, bëhet fjalë që të ndiheni mirë, të keni më shumë energji gjatë ditës dhe të jeni të shëndetshëm.

Nëse do të pyesni një nutricionist se sa vakte duhet të konsumoni gjatë ditës ai do ju përgjigjet 5 vakte.
Këto ndahen në 3 vakte kryesore dhe 2 mes-vakte.
Kjo nënkupton që kurrë nuk do jeni të uritur, mund të hani gjithçka por në sasi të arsyeshme pa e tejkaluar.

Ushqimi shëndetshëm fillon me mësimin; si dhe sa duhet të hani.
Kjo nuk quhet një dietë por një rregull i të ushqyerit, në mënyrë që të zvogëlojë rrezikun nga sëmundje të ndryshme si ajo e zemrës, diabetit dhe të parandalojë shfaqjen e depresionit i cili vitet e fundit po shtohet gjithnjë e më shumë.

Gjithashtu të dish të hash shëndetshëm mund të përmirësoj kujtesën dhe të nxis energjinë.
Ju mund të filloni duke mësuar mbi ushqimet që ne hamë gjatë ditës,vitaminat dhe përmbajtjen që ato kanë.

Kot nuk thonë: Të ngrënit mirë për një trup dhe mëndje të shëndoshë.

Shumë njerëz mendojnë se të ushqehesh në mënyrë të shëndetshme është pak e vështirë për tu ndjekur.
Për një ushqim të shëndetshëm dhe të baraspeshuar duhet të bëni kujdes se çfarë gatuani dhe çfarë hani.

Trupi jonë ka nevojë për një masë të duhur të proteinave, karbohidrateve, vitaminave etj.
Marrja  të gjithave së bashku bën që të kemi një trup të shëndetshëm.

Për ditë duhet të konsumoni, në formë të alternuar, perime fruta si dhe prodhime drithërash.
Nëse dëshironi të ushqeheni shëndetshëm dhe të keni mundësi për të humbur ndonjë kilogram ndiqni këto këshilla:

Mos i kapërceni vaktet! Kjo metodë është e dëmshme për trupin dhe shpesh herë ka efekt të kundërt!

Ndodh që gjatë ditës duke u marrë me gjëra të ndryshme të mos hamë në oraret e duhura, pra të mos respektojmë vaktet.
Bëni mirë të mundoheni të ushqehemi në vaktet e duhura, do të ndiheni më mirë dhe do të kemi më shumë energji gjatë ditës.

Ushqimi shëndetshëm për një trup të shëndetshëm!

 

Përgatitja ushqimit në mënyrë të shëndetshme.

Mundohuni të largoni ushqimet e skuqura.
Konsumoni sa më shumë perime të ziera ose të gatuara me avull.
Konsumoni sa më shumë fruta dhe mos harroni të pini të paktën 1 litër ujë gjatë ditës. (minimumi i rekomanduar!)

Evitoni sheqerin dhe kripën e tepërt!

Masa më e madhe e njerëzve nuk njohin gjë tjetër veç se dy shije; atë të sheqerit dhe të kripës (këtë të fundit duke e përdorur me grushta!)
Mos harroni që perimet dhe frutat kane përmbajtje natyrore sheqeri dhe kripe e nuk kanë nevojë për shtesë!

Në vend të sheqerit të bardhë duhet të përdorni sheqerin e pa përpunuar (nga kallam sheqeri natyror – kaf) i cili është më i ushqyeshëm.
Pijet me gaz duhet ti konsumoni sa më pak të jetë e mundur. (ose më mirë fare!)
Të gatuarit me pak kripë është më i shëndetshëm dhe ju mbron nga sëmundje të ndryshme si iper-tensioni, obeziteti etj.

Praktikoni aktivitet fizik.

Jo të gjithë kanë mundësi të shkojnë në palestër.
Për një shëndet të mirë është e rëndësishme të ushqyerit mirë por dhe lëvizja e rregullt për çdo moshë.
Ju nevojitet vetëm 40 minuta ecje në ditë dhe do të ndiheni më të shplodhur dhe të freskët.

 

 

One Comment

  1. Shume e vertet . Keshilla shume te mira te cilat i praktikoj vet qe 10 muaj dhe se ndihem per 100%me mire se qe kam qene dhe kam humbur 16 kg se isha ne mbi pesh .ju faleminderit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

5 × katër =

Download Premium Magento Themes Free | download premium wordpress themes free | giay nam dep | giay luoi nam | giay nam cong so | giay cao got nu | giay the thao nu
lista njoftimeve

Receta me E-Mail

Përshëndetje!

Bashkohu dhe ti listës tonë për të marë recetat më të reja.

Faleminderit! :-)