Detoks – të centrifuguar

të Centrifuguar – Detox

Të Centrifuguar Detox (i shtrydhur) janë pije natyrore shumë të dobishme për të pastruar trupin.

Në varësi të stinës që gjendeni, të frutave dhe perimeve që ajo ju ofron, mjafton një zgjedhje ideale dhe pak mundim për të krijuar të centrifuguar të ndryshëm me plot vitamina e antioksidues.
Një kënaqësi e vërtetë dhe e dobishme për trupin e mendjen tuaj.


Falë vetëriprodhimit të këtyre lëngjeve
, ju do të kurseni në aspektin ekonomik e do të konsumoni lëngje të shëndetshme duke mos hedhur as edhe një copëz frutë apo perimesh të tepërta.


Ti konsideroni ato si pjesë e një dietë për të humbur peshë, nuk është e mjaftueshme.
Në fakt,
centrifuguar-at, ose të quajtur ndryshe lëngje “të gjelbërta” , nuk janë të përshtatshme vetëm për ata që duan të humbin peshë, por edhe për ata që duan të ndihmojnë trupin e tyre për të eliminuar toksinat dhe pasurojnë të ushqyerit me vitamina e minerale të vlefshme.

Të Centrifuguar Detox, krahasuar me smoothies (një pije amerikane e shëndetshme e bazuar në fruta dhe perime), kanë disavantazhin të përjashtojnë fibrat e frutave dhe perimeve në lëngun përfundimtar. Por, siç e dimë të gjithë, “mbeturinat” e të centrifuguar-ve mund ti ripërdorim në recetat e shumta të “jo-shpërdorimit” në mënyre që te rikuperojmë atë çka eliminuam duke centrifuguar.

Një rol të rëndësishëm në këto pije luan dhe makineria e cila bën të mundur nxjerrjen e lëngjeve nga perimet dhe frutat. Nëpër dyqane do të keni një shumëllojshmëri të madhe zgjedhje por duhet të keni shumë kujdes të zgjidhni makinerinë e duhur.


E këshilluar është ajo e quajtur me centrifuge “ të ftohtë”, në mënyrë që gjatë centrifugimit nuk nxeh perimet e frutat duke shkatërruar çdo vitaminë ushqyese si dhe antioksiduesit që mbartin.

Lëngjet e “gjelbërta” kanë avantazhin ti japin organizmit tonë vitaminat pa e lodhur sistemin e tretjes dhe janë njëkohësisht alternativa më e mirë e lëngjeve të frutave të paketuara, apo dhe pijeve të ndryshme me sheqer që janë në shitje në supermarket.


Këto lëngje janë ideale për ata që dëshirojnë të fillojë një dietë për pastrimin e organizmit, një dietë për të humbur peshë, apo qoftë edhe një program Detoks. 

Disa receta të Centrifuguar Detox për t'u përgatitur;
  • Centrifuguar me selino e  mollë

3 tranguj selino
1 kastravec
1 mollë
1 degëz majdanoz
4 gjethe spinaq

Kastraveci dhe selinoja janë dy ndër përbërësit më të duhur për për të pastruar trupin. Në këtë recetë, mund të zëvendësoni mollën me dardhën, sipas stinës dhe frutave që keni në dispozicion si dhe sipas shijes tuaj.

  • I centrifuguar me kivi dhe portokall

3 kivi
2 portokall

Kivi dhe portokalli janë dy fruta shumë të pasura me vitaminë C. Ky lëng do tju ndihmojë për të marrë një sasi të bollshme kalium dhe vitaminë K, të nevojshëm për organizmin.
Një recetë shumë e rekomanduar për uljen e kolesterolit, për të rritur thithjen e hekurit nga ushqimet e tjera.

  • I centrifuguar me mollë dhe domate

1 mollë
1 domate
1 kastravec

Ky lëng i përfituar nga molla, domatja dhe kastraveci është ideal për stinën e verës pasi këto përbërës janë frutat e perimet e kësaj stine. Një pije me shumë veti për antioksidues për organizmin.

  • I centrifuguar me majdanoz dhe karota

1 tufë e madhe majdanoz të freskët
2 karota
1 mollë
1 kërcell selino

Majdanozi, në kombinim me përbërës të tjerë, ndihmon trupin të rikuperoj energjinë e duhur dhe të eliminoj toksinat e akumuluara. Klorofili është pigmenti i majdanozit i cili ndihmon për ri oksigjenimin e gjakut.
Kjo Centrifugë është e pasur me vitaminë C, hekur, kalium dhe kalcium.

  •  I centrifuguar me mollë dhe karota

2 karota
1 mollë
1 kërcell selino

Ky lëng ju jep mundësinë të bashkoni vitaminat e karotës dhe mollës duke e bashkuar me aksionin e antioksidues që ka selinoja. Në këtë recetë përveç kërcellit të selinos mund të shtoni disa nga gjethet e saj.

  •  I centrifuguar me limon dhe dardhë

2 mollë
2 dardha
1 limon

Limoni dhe lëngu i tij kanë veti pastrimi. Lëngu i limonit, siç e dini, ka një shije tepër të thartë, por me ndihmën e mollës dhe dardhës ju mund të bëni ketë pije më të këndshme.
E rëndësishme është që të mos shtoni sheqer.

  • I centrifuguar me kastravec, mollë e gjelbër dhe zenzero

5 gjethe spinaq
1 kastravec
1 mollë jeshile
2 tranguj selino
3 degëza rozmarinë
1 lugë çaji lëng limoni
1 lugë çaji zenzero të freskët

Këto janë ndër përbërësit më të këshilluar për një pije me veti pastruese për organizmin tonë nga toksinat e akumuluara dhe një shije të këndshme pak djegëse.

  • I centrifuguar me ananas dhe spinaq

5 gjethe spinaq
1 grusht gjethe lakre
2 mollë jeshile
4 gjethe nenexhik
(mente)
4 ose 5 feta
ananas

Ananasi ka veti pastrimi, antioksidues dhe diuretik. Ai ndihmon trupin tonë për të eliminuar toksinat dhe pasuron me vitamina lëngun, së bashku me spinaqin, lakrën dhe mollën jeshile. Për të përgatitur këtë pije nuk duhet përdorur ananasi në kuti, por vetëm fruta e freskët.

  •  I centrifuguar me molle dhe lakër të kuqe

1 ose 2 mollë
¼ lakër të kuqe
ujë

Kjo është një pije e dobishme për sistemin e tretjes, sidomos për muret e stomakut, me veti të forta qetësuese dhe shumë e dobishme për ata persona që vuajnë nga gastriti ose ulçera. Lakra e kuqe gjithashtu ndihmon në vetëpastrimin e organizmit.
Është
mirë që këto dy përbërës të centrifugohen veç e veç, e pastaj të bashkohen. Mund të shtoni ujë sipas dëshirës suaj.

  •  I centrifuguar me dardhë dhe xhinxher

2 ose 3 dardha
3 gjethe lakër të zezë
1 copë të vogël xhinxher të freskët

Nëse doni të përgatisni një pije për të mbytur etjen apo një version më freskuese të kësaj recete pastruese, dardhat i lëmë për një orë në frigorifer përpara përgatitjes normale me centrifugë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

10 − 3 =

Download Premium Magento Themes Free | download premium wordpress themes free | giay nam dep | giay luoi nam | giay nam cong so | giay cao got nu | giay the thao nu
lista njoftimeve

Receta me E-Mail

Përshëndetje!

Bashkohu dhe ti listës tonë për të marë recetat më të reja.

Faleminderit! :-)