Salcë xaxiqi

Salca xaxiqi është një pjatë tipike e kuzhinës greke, bullgare dhe shqiptare.

Ju mund ta përgatisni vetë në shtëpi, pasi kjo salcë kërkon pak kohë dhe bëhet shumë më e shijshme se ajo e blerë gati.

 400 g kos i bardhë
 4 vaj ulliri
 4 hudhër
 1 uthull e bardhë
 1 kastravec
 5 g kripë
 kopër

1

Me ndihmën e një rende grijmë kastravecin dhe e vendosim në një pjatë.

2

Më pas grijmë thelpinjtë e hudhrës, koperin dhe e bashkojmë me kastravecin e grirë.

3

Shtojmë kosin, vajin e ullirit, uthullën dhe kripën sipas dëshirës.

4

I përziejmë mirë e mirë të gjitha së bashku.