Tortë me pana e nutella

E thjeshtë për tu përgatitur dhe shumë e shijshme në të ngrënë.
Torta ideale për mëngjeset tuaja plot ëmbëlsi dhe energji.

Për tortën
 300 g miell
 250 g sheqer
 4 vezë
 50 ml vaj lule dielli
 100 ml qumësht
 40 g kakao
 1 qeskë maja për ëmbëlsira
Për mbushjen
 200 g pana shkumë
 200 g nutella

Përgatitja e tortës
1

Në një enë me anë të makinerisë rrahëse, rrahim vezët e sheqerin deri sa të krijojmë një masë shkumë.

2

Shtojmë në të vajin e qumështin pak e nga pak.

3

Gjithmonë duke i përzierë me rrahësin elektrik shtojmë kakaon, miellin dhe majanë.

4

E përziejmë deri sa të kemi një masë homogjene.

5

Lyejmë një tepsi (të formës dëshiruar) me pak vaj e miell dhe shtojmë në të masën e tortës.

6

E pjekim në furrë të ngrohur paraprakisht me 180°C për 20 Minuta.

7

Pas pjekjes e lëmë të ftohet për 30 Minuta.

Mbushja
8

E ndajmë tortën në dy pjesë duke e prerë në mes në plan horizontal. Bazën e lyejmë me një shtresë Nutella dhe sipër shtojmë një shtresë Pana shkumë.

9

Vendosim sipër gjysmën tjetër të tortës.

10

E zbukurojmë duke i hedhur sipër sheqer pluhur.