Tortë me kungull

 300 g kungull
 200 g sheqer
 100 g niseshte
 300 g miell
 150 ml vaj luledielli apo vaj misri
 4 vezë
 1 qeske maja për ëmbëlsira

1

Grijmë kungullin me anë të një rende.

2

Në një enë hedhim vezët e sheqerin e me anë të rrahëses i përziejmë deri sa sheqeri të shkrijë.

3

Shtojmë vajin, niseshtenë, miellin pak nga pak e më pas qeskën e majasë.

4

Hedhim në masën tonë kungullin e grirë dhe e përziejmë.

5

Lyejmë një tepsi me pak vaj e miell, e shtojmë në të masën tonë.

6

Piqet në furre të ngrohur më parë me 180° për 30 Minuta.