Tortë me fiq

 300 g fiq
 200 g miellë
 100 g gjalpë (temp. ambjenti)
 45 g qumësht
 2 vezë
 100 g sheqer
 10 g maja për ëmbelsira
 pak kripë

1

Gjalpi dhe sheqeri rrihen me ndihmën e rrahësit elektrik deri sa të arrihet një masë e bardhe dhe e lehtë.

2

Me pas shtohen vezët, te cilat janë rrahur me pirun në një enë tjetër, dhe vazhdojmë ti rrahim derisa të krijojmë një masë homogjene.

3

Shtojmë pak kripë dhe lëkurën e limonit te grirë.

4

Dalë ngadalë e me dosa të një luge, shtojmë edhe miellin, majanë e më pas qumështin.

5

Në këtë pikë hedhim brumin e përgatitur në një tepsi të lyer me pak gjalpë e miell.

6

Ndërkohë pastrojmë fiqtë duke u hequr lëkurën e duke i prerë në feta mesatare. I shtrojmë mbi masën e brumit.

7

E pjekim në furrë të ngrohur paraprakisht me 170°C për rreth 45 Minuta