Tortë me biskota e ftohtë (pa pjekje)

Një recetë e thjeshte dhe e shijshme.
Ideale për ditët e nxehta të stinës së verës.

 200 g biskota
 50 g kakao
 100 g gjalp
 100 g sheqer
 4 qumësht
 200 g pana freskët për ëmbëlsira
 60 g arra të grira

1

Në një tas grijmë biskotat me duar dhe më pas shtojmë sheqerin.

2

Shtojmë kakaon, qumështin dhe gjalpin të cilin e kemi shkrirë më parë.

3

Me ndihmën e një luge druri i përziejmë mirë e mirë derisa të krijohet një masë homogjene.

4

Masën e krijuar e servirim në një tavë me diametër 18 cm të cilën e kemi lyer me pak kakao.

5

E vendosim në frigorifer për 1orë e 30 minuta.

6
7

Pasi e kemi nxjerrë nga frigoriferi, me rrahësin elektrik montojmë panën për ëmbëlsira.

8

Me një lugë të sheshtë e shtrojmë sipër ëmbëlsirës me biskota .

9

E pudrosim me pak kakao dhe arra të grira për zbukurim.