Tortë e kripur me brokoli dhe salsiçe

Një darkë ndryshe dhe e shëndetshme për familjen tuaj pasi brokoli është një perim i mbushur me vitaminë C dhe antioksidantë të shumtë.

 

 

 1 brum sfoljat
 400 g brokoli
 150 g saliçe të freskëta
 150 g djathë kaçkavall i grirë
 2 hudhër
 vaj ulliri
 piper i zi
 kripë

1

Pasi kemi pastruar brokolin e vëmë të ziejë në një tenxhere me ujë të kripur për 10 Minuta

2

E kullojmë dhe e lëmë mënjanë.

3

Në një tigan hedhim hudhrën e prerë imët me pak vaj ulliri .

4

Shtojmë salçiçet , lulet e brokolit dhe i spërkasim me piper sipas dëshirës.

5

I kaurdisim për 5Minuta

6

Në një tavë të lyer me pak vaj vendosim brumin sfoljat dhe hedhim sipër harxhin e përgtatitur më parë .

7

E fusim në furrë të para-ngrohur më parë dhe e pjekim me 180°C për 25 Minuta

8

Pasi e kemi nxjerrë nga furra i shtojmë djathë kaçkavall të grirë.

9

E presim në copa dhe e servirim.

10
11