Supë perimesh me pule dhe oriz

Në moshën një vjeçare fëmijët tanë fillojnë me zbulimin dhe shijimin e shumë ushqimeve të reja. Për një rritje të shëndetshme ata kanë nevojë për vitaminat që ndodhen në zarzavatet dhe mishrat.
Prandaj ju propozojë këtë recetë të thjeshtë dhe shumë ushqyese për bebushat tanë.

 90 g zarzavate si patate karrota kunguj
 180 ml lëng perimesh
 30 g gjoks pule të fresket ( të grirë imët)
 15 g makarona yll të vogla (apo sipas dëshirës)
 2 vaj ulliri

1

Si fillim vendosim të ziejë mishi i pulës në avull për 15 Minuta .

2

Në një tenxhere vendosim zarzavatet e qëruara dhe të prerë në forma kubike , të ziejnë për 10 min.

3

Pasi të ketë mbaruar koha e zierjes , mishi dhe zarzavatet grien në mikser deri në formën e një pure.

4

Në një tenxhere të vogël hedhim lëngun e perimeve dhe sapo të fillojë te valojë shtojmë makaronat të ziejnë për 8 Minuta .

5

E heqim nga zjarri dhe e transferojmë në një pjatë. Në të shtojmë dhe 3-4 lugë gjelle nga pureja e mishit dhe zarzavateve.

6

Hedhim një luge vaj sipër dhe është gati për të ushqyer engjëllin tone.