Supë me thjerrëza

Një supë ideale për ditët e ftohta të dimrit.
Keni kaluar një ditë të lodhshme dhe keni nevojë për diçka të ngrohtë?
Kjo recetë është zgjidhja juaj.

 400 g thjerrëza
 1 qepë
 1 karotë
 1 domate
 2 hudhër
 4 vaj ulliri
 kripë
 rigon
 800 ml ujë
 50 g majdanoz i grirë imët

1

Në një tenxhere hedhim vaj ulliri, shtojmë qepën dhe thelpinjtë e hudhrës të cilat i kemi grirë imët.

2

I lëmë të skuqen për 5 Minuta

3

Më pas shtojmë karotën të cilën e kemi prerë në kubikë të vegjël.

4

I kaurdisim të gjitha bashkë dhe shtojmë domaten e grirë dhe majdanozin.

5

Shtojmë ujin dhe thjerrëzat e i lëmë të ziejë për 60 Minuta duke e përzierë herë pas here.

6

Gjatë kohës që thjerrëzat ziejnë mund ti kontrollojmë nëse kanë ujë mjaftueshëm, në mënyrë që supa mos dali shumë e trashë .

7

Disa minuta para se supa të jetë gati shtojmë pak vaj ulliri.