Supë me lulelakër

Recetë e shpejtë dhe vërtetë e shijshme, me përbërës të shëndetshëm për organizmin tonë.

 400 g lulelakër
 800 ml lëng mishi
 kripë
 kopër
 majdanoz
 1 të verdhë veze
 gjalpë
 30 ml qumësht i vakët
 2 makarona supe

1

Pasi e kemi pastruar lulelakrën nga koçani, e ndajmë në boçëza , dhe e shpëlajmë me ujë të rrjedhshëm.

2

Më pas e hedhim në tenxheren ku kemi lëngun e mishit.

3

Shtojmë, kopër, majdanoz dhe kripë s.d. (sipas dëshirës).

4

E lëmë të ziejë për 25 Minuta

5

Pasi boçet e lulelakrës janë zbutur, shtojmë makaronat e supës dhe i lëmë dhe për 5 Minuta

6

Në momentin që e heqim nga zjarri hedhim të verdhën e vezës të cilën e kemi rrahur me pak qumësht të vakët.

7

Shtojmë gjalpin ose vajin e ullirit (s.d.)