Supë krem me brokoli

Një pjatë shumë e dashur për mua pasi është e shijshme, kremoze dhe me pak kalori.
Një pjatë kjo enkas për vegjetarianët por dhe për fëmijët e vegjël, të cilët kanë nevojë për vitamina të shumta që të rriten të shëndetshëm.

 500 g brokoli
 2 patate
 2 hudhër
 3 vaj ulliri
 kripë
 piper i zi
 800 ml lëng perimesh

1

Qërojmë patatet, i lajmë dhe i presim në kubikë të vegjël.

2

Qërojmë brokolin duke mënjanuar kërcellin.

3

Në një tigan të thellë shtojmë thelpinjtë e hudhrës, vajin e ullirit, dhe gjethet e borzilokut.

4

I kaurdisim të gjitha bashkë për 5 Minuta

5

Shtojmë brokolin , patatet, lëngun e perimeve dhe i lëmë të ziejnë për 25 Minuta

6

Sipas dëshirës shtojmë kripë dhe piper.

7

Pasi brokoli dhe patatet janë zier i vendosim në një mikser dhe i grijmë derisa të përfitojmë një krem homogjen.

8

Kremin e përfituar e hedhim sërish në lëngun e perimeve dhe e lëmë në zjarr dhe për 5 Minuta