Supë me bizele

Supa me bizele është një pjatë pranverore e lehtë dhe e  ushqyeshme për të gjithë familjen.
Një recetë ideale për vegjetarianët.

 180 g makarona supe
 450 g bizele
 1 qepë
 1 karrotë
 800 ml ujë
 kripë
 5 vaj ulliri
 1 verë e bardhë
 majdanoz i grirë imët
 1 selino

1

Qërojmë bizelet dhe pasi i kemi larë i vendosim në një tas.

2

Qërojmë degëzën e selinos .

3

Pasi e kemi prerë imët e hedhim ne tenxhere ku shtojmë karotën dhe qepën të prera në kubikë të vegjël.

4

Shtojmë sipër tyre vajin e ullirit dhe i lëmë te skuqen për 5 Minuta

5

Më pas shtojmë verën e bardhë dhe i lëmë të skuqen derisa qepa të marri një ngjyrë të kuqërremtë.

6

Shtojmë bizelet dhe i kaurdisim të gjitha bashkë.

7

Pas dy-tre minutash shtojmë ujin dhe kripë sipas dëshirës.

8

E lëmë të ziejë për 25Minuta derisa bizelet te zbuten.

9

Në fund shtojmë makaronat e supës.

10

I lëmë për disa minuta derisa makaronat e supës të bëhen.

11

Kur supa të jetë gati shtojmë majdanozin e grirë imët.