Supë me karrota dhe portokall

Stina e dimrit është sezoni agrumeve.
Portokalli dhe karrota të kombinuara të dyja së bashku mund tu japin shijen e duhur për një supë të veçantë.

 45 karrota
 1 lëng portokalli
 1 qepë
 kripë
 rigon
 5 vaj ulliri
 750 ml ujë
 45 makarona supe
 1 majdanoz i grirë imët

1

Pastrojmë dhe lajmë mirë karrotat e qepën.

2

Karrotat i presim në forma kubike të vogla, ndërsa qepën e grijmë imët.

3

Vendosim në zjarr një tenxhere.

4

Hedhim vajin e ullirit dhe qepën të skuqet.

5

Kur qepa ka filluar të zbutet shtojmë karrotat dhe i lëmë të kaurdisen së bashku për disa minuta.

6

Më pas shtojmë ujin në tenxhere dhe lëngun e portokallit.

7

Sipas dëshirës shtojmë kripën rigonin dhe majdanozin.

8

I lëmë të ziejë për 15 Minuta

9

Në fund shtojmë makaronat e supës dhe e lëmë të ziejë për disa minuta të tjera.