Speca të mbushur me gjizë e domate

Një pjatë e thjeshtë dhe e shpejtë për tu përgatitur. Pa lëne mënjane shijen delikate të gjizës.
Miq të papritur? Asnjë problem. Mjaftojnë shumë pak përbërës dhe ja ku u përgatit një drekë e këndshme.

 4 speca të kuq mesatar
 250 g gjizë
 7 domate të vogla
 23 borzilok
 kripë e piper sipas dëshirës

1

Specave ju heqim pjesën e bishtit, i boshatisim nga farat dhe në një tenxhere me ujë i ziejmë për 15 Minuta.

2

Pasi të jenë zbutur i kullojmë nga uji dhe i lemë të ftohen.

3

Në një enë përziejmë gjizën, domatet e prera në copëza, kripën, piperin dhe borzilokun.

4

Mbushim specat me masën e përgatitur më sipër dhe i vendosim në një tepsi.

5

Piqen në furrë me 180° për 20 Minuta .

6

Shërbehen të ngrohta ose të ftohta me bukë të thekur.