Kjo recetë mund të jetë shpëtimi juaj për një vakt të shijshëm dhe të shpejtë.
Specave u heqim bishtat e farat dhe i lajme mirë me ujë të bollshëm.
I vendosim në një tigan ku shtojmë thelpinjtë e hudhrave, gjethet e dafinës, kripën, uthullën dhe vajin.
Shtojmë ujin dhe i vendosim në zjarr të ziejnë.
Kur uji të jetë duke shteruar dhe sapo specat të fillojnë të skuqen i heqim nga zjarri. Gati për t'u servirur!
Servings 45