Shëndetlie

Shëndetlia është një nga ëmbëlsirat më të mira shqiptare.
Aroma e saj është e mrekullueshme.
Vetë emri i kësaj ëmbëlsire do të thotë "shëndet" ndaj është shumë e ushqyeshme dhe mund tua shërbejmë dhe fëmijëve.

Përbërësit e shëndetlies
 5 kokrra vezë
 1 e verdhë veze
 5 lugë mjaltë
 300 g arra të grira
 2 lugë kakao
 1 filxhan çaji sheqer
 1 filxhan çaji gjalp i shkrirë
 500 g miell
 16 g pluhur pjekës për ëmbëlsira
Shërbeti
 6 filxhan kafeje sheqer
 4 filxhan çaji ujë
 1 kokërr limoni
 karafilhidhet sipas dëshirës

Përgatitja brumit
1

Rrahim vezët me sheqerin.

2

Shtojmë gjalpin, mjaltin, kakaon dhe i përziejmë mirë me ndihmën e një mikseri elektrik.

3

Më pas shtojmë miellin, pluhurin pjekës për ëmbëlsira dhe arrat e grira.

4

Pasi kemi përgatitur brumin e hedhim në një tepsi të cilën e kemi lyer me pak gjalpë dhe e kemi pudrosur me pak miell.

5

Me të verdhën e vezës e lyejmë sipër shëndetlien.

6

Në fillim e pjekim në temp 250°C për 20 Minuta

7

Më pas e ulim temp në 200°C për 15 Minuta.

Përgatitja sherbetit
8

Në një tenxhere hedhim ujin dhe sheqerin, lëkurën e grirë të një kokrre limoni, dhe pak karafil.

9

E vëmë në zjarr dhe e lëmë të ziejë mirë derisa sheqeri të jetë shkrirë komplet.