Sallatë pule me majonez dhe patate

Një pjatë e thjeshtë dhe delikate.
Prania e majonezit i jep një shije të veçantë.
Zgjidhja ideale për një drekë të shpejtë në familje ose mes miqsh.

 3 patate
 1 karrotë
 400 g fileto pule
 350 ml majonez
 1 selino
 vaj për të skuqur
 kripë sipas dëshirës

1

Pasi kemi qëruar patatet i vëmë të ziejnë.

2

Në një tigan me vaj skuqim fileton e pulës .

3

Kur patatet dhe fileto pulës të jenë bërë i lëmë të ftohen.

4

Pasi janë ftohur i presim copa -copa dhe i vendosim në një tas.

5

Shtojmë karrotën,kripën dhe degëzën e selinos të prerë imët.

6

I hedhim majonezin dhe i kaudisim të gjitha bashkë.