Sallatë me thjerrëza

Një pjatë e thjeshtë në përgatitje, e freskët dhe e shijshme.
Një pjatë ideale për vegjetarianët.
Thjerrëzat jane agrume të pasura me hekur, potasio e fibra të shumta alimentare, të rëndësishme për rregullimin e kolesterolit në gjak.
Mos harrojmë që thjerrëzat janë simbol i fatit dhe pasurisë,  keshtu që konsumohini sa më shumë.

 

 150 g thjerrëza
 0,50 spec i kuq
 0,50 avokado
 0,50 qepë
 45 domate të vogla
 1 koncentrat dado pule
 vaj ulliri sipas dëshirës
 kripë, piper i zi sipas dëshirës
 lëngu i një kokërr limoni
 1 majdanoz i grirë imët
 80 g djathë i bardhë
 250 ml ujë
 23 borzilok për dekorim

1

Në një tenxhere ku kemi hedhur një koncentrat dado pule ziejme 250mj ujë.

2

Hedhim thjerrëzat të cilat i lëmë të bëhen për 20 Minuta

3

Pasi janë zierë i kullojmë dhe i vendosim në një tas.

4

Me ndihmën e një thike presim në copa të vogla qepën, avokadon, domatet e vogla dhe specin e kuq.

5

I bashkojmë në tasin ku kemi hedhur thjerrëzat.

6

Shtojmë djathin e bardhë të prerë në copa kubike të vogla.

7

I përziejmë të gjitha bashke duke shtuar kripën, piperin e zi, lëngun e limonit, vajin e ullirit dhe majdanozin e grirë imët.

8

E servirim në një pjatë ku i vendosim sipër 2-3 gjethe borzilok për dekorim.