Sallatë me lakër të bardhë

Meqë jemi në stinën e dimrit ju sugjeroj një recetë super të thjeshtë për një sallatë të shijshme dimërore.

 1 lakër e bardhë
 3 karota
 2 selino
 1 limon
 uthull
 kripë
 vaj ulliri

1

Pasi kemi pastruar lakrën e bardhë, fillojmë ta grijmë me rende shumë hollë.

2

Selinon e presim në të njëjtën mënyrë siç presim majdanozin.

3

Me anë të një grirëse, karotat i grijmë në rende.

4

I shtojmë të gjitha këto përbërës në një tas të madh dhe hedhim uthullën, kripën, vajin e ullirit dhe limonin.

5

I përziejmë mirë e mirë të gjitha bashkë.