Sallatë me portokall dhe finokë

Receta që ju propozoj është një sallatë  verore shumë e shijshme.
Në kombinim fantastik i finokut dhe portokallit të cilat kanë veti freskuese.
Falë shijes së  freskët që ka kjo sallatë, është ideale për të shoqëruar pjata me bazë peshkun.

 250 g finokë
 2 portokall
 2 vaj ulliri
 uthull molle
 piper i zi

1

Pasi kemi pastruar finokët nga gjethet jeshile dhe fletët e vjetra të jashtme i lajmë në ujë të rrjedhshëm.

2

Pasi i kemi tharë me letër kuzhine i presim në feta të holla dhe i vendosim në një enë sallate.

3

Një nga kokrrat e portokallit e shtrydhim, i marrim lëngun dhe lëngun e përftuar e lëmë mënjanë.

4

Kokrrën tjetër të portokallit e qërojmë dhe e presim në feta të vogla të cilat i hedhim në enën ku kemi hedhur finokët.

5

Shtojmë vajin e ullirit, piperin, uthull molle, lëngun e portokallit dhe në fund i kaurdisim të gjitha së bashku.