Sallatë me finok të zierë

Perimet janë shumë të rëndësishme për organizmin tonë.
Finokët nuk janë të preferuarat e mia, por nëse janë të stinës mundohem ti konsumoj ,pasi janë të mbushura me përbërës aktivë të shumtë që ndihmojnë në reumatizëm, shikim të dobët, sistemin nervor etj.

 700 g finokë
 4 vaj ulliri
 kripë
 uthull ose lëng limoni
 majdanoz
 piper i zi

1

Pasi i kemi pastruar finokët nga gjethet jeshile dhe fletët e jashtme të vjetra , i vëmë të ziejnë në ujë të valuar me kripë për 20 Minuta

2

Në një tas hedhim lëngun e limonit, piperi e zi, majdanozin , vajin e ullirit dhe i përziejmë.

3

Pasi finokët janë gati i kullojmë, i presim në feta dhe i hedhim në tasin ku kemi përgatitur salcën e mësipërme.