Sallatë me avokado dhe djathë filadelfia

Një sallatë e freskët dhe verore.
Avokado ky frut i mbushur me fibra dhe vitamina të shumta është quajtur nga Hemingway "fruti parajsës". Veçanërisht përmban omega 3 e cila ndihmon në sëmundjet kardiovaskolare dhe antioksidantë të ndryshëm që ndihmojnë në rigjenerimin e lëkurës.

 5 domate të vogla qershi
 0,50 mollë jeshile
 0,50 kastravec
 spec djegës sipas dëshirës
 vaj ulliri sipas dëshirës
 lëng limoni sipas dëshirës
 56 borzilok
 kripë, piper i zi sipas dëshirës
 1 avokado
 60 g djathë filadelfia

sallata
1

Në një enë qelqi hedhim domatet e vogla qershi të prera përgjysëm.

2

Më pas shtojmë mollën dhe kastravecin të prera copa-copa.

3

Sipas dëshirës shtojmë spec djegës dhe gjethet e borzilokut të grira imët.

4

I kavërdisim me ndihmën e një luge me vaj e ulliri dhe lëng limoni sipas dëshirës.

5

Shtojmë kripë piper të zi dhe i përziejmë të gjitha bashkë.

avokado
6

Marrim avokadon dhe e presim rrethore-rrethore.

7

I vendosim copat e prera në një pjatë dhe i hedhim pak kripë sipas dëshirës.

8

Marrim sallatën që përgatitëm më lartë dhe e bashkojmë me avokadon.

9

Shtojmë djathin filadelfia dhe i kavërdisim bashkë.

10

Vendosim dy gjethe borzilok për zbukurim.

11