Salca karamel

Një recetë bazë e pastiçerisë që shërben për të zbukuruar ëmbëlsira me bazë qumështi, me një shije shumë delikate e cila shkon mirë me shijen paksa të fortë e pak të hidhur të karamelit.

 400 g sheqer
 200 ml ujë

1

Në një tenxhere vendosim ujin të ziejë.

2

Në një tenxhere tjetër të gjerë, hedhim sheqerin dhe e trazojmë herë pas here deri sa të shkrijë komplet.

3

Kur sheqeri të arrij një ngjyrë kafe të errët e të marri formën e karamelit, shtohet në tenxheren e ujit që është duke zierë duke e përzier me shpejtësi.

4

E heqim nga zjarri dhe lëmë të ftohet. Salca është gati.