Reçel karote

Reçeli karotës mund të jetë zgjidhja për një mëngjes ideal me familjen tuaj.
Gjithashtu mund ta shoqëroni me biskota dhe me një gotë çaj pasditeve te ftohta të dimrit.

 800 ml ujë
 500 g sheqer i pa përpunuar (kaf)
 12 kanellë
 2 lëng limoni
 lëkurë portokalli
 7 karrota të prera imët
 1 niseshte

1

Në një tenxhere shtojmë ujin dhe e vëmë në zjarr.

2

Shtojmë sheqerin, lëkurat e portokallit dhe 1 ose 2 degëza kanelle sipas dëshirës.

3

Pasi uji të ketë marrë valë shtojmë 1 lugë niseshte dhe dy lugë lëng limoni.

4

Në fund hedhim karotat e prera imët.

5

I lëmë në zjarr për 30 Minuta derisa lëngu të trashet. Shërbehet e ftohtë.