Qofte me patate

Qofte me patate janë një pjatë klasike e kuzhinës italiane.
Një recetë vegjetariane shumë e shijshme për tu përgatitur
Mund ti realizoni në forma të ndryshme por forma e tyre tradicionale është rrethore me përmasat e një topi ping-pongu.

 1 kg patate
 3 vezë
 5 g arrë Moskat
 2 djathë kaçkavall i grirë
 1 bukë e grirë
 vaj ulliri ose luledielli
 miell
 kripë
 piper
 majdanoz i grirë imët

1

Pasi i kemi qëruar dhe larë patatet i vendosim të ziejnë për 30 Minuta

2

Pasi janë zierë i grijmë me ndihmën e një mikseri.

3

Në një enë rrahim vezët dhe më pas shtojmë djathin e grirë, bukën e grirë, dhe patatet.

4

Shtojmë kripën, piperin, majdanozin dhe arrën Moskat.

5

I përziejmë të gjitha bashkë derisa të krijohet një masë homogjene.

6

Më pas fillojmë të bëjmë toptha të cilat i hollojmë në pëllëmbën e dorës.

7

Pasi kemi formuar të gjitha qoftet, i vendosim në një pjatë me miell në mënyrë që të jenë të lyera në mënyrë uniforme.

8

Hedhim vaj në tigan dhe pasi të jetë ngrohur mirë, hedhim qoftet ku i lëmë të skuqen duke i kthyer nga të dyja anët.