Qofte me mish të grirë dhe patate

Qofte më të mira se këto nuk keni provuar ndonjëherë.
Provojeni dhe do më thoni nëse kam të drejtë.

 700 g mish i grirë
 2 vezë
 4 patate
 3 hudhër
 1 tufë majdanoz
 100 g miell
 vaj për të skuqur
 kripë
 piper
 100 g djathë i grirë kaçkavall

1

Në një tenxhere vëmë të ziejë kokrrat e patateve të lara dhe të qëruara , për 20 Minuta

2

Pasi patatet janë gati, me ndihmën e një piruni i shtypim, derisa të formohet një masë pureje.

3

Mishin e grirë e hedhim në një enë ku shtojmë thelpinjtë e hudhrës të grirë imët, vezët, djathin kaçkvall, kripën, piperin e zi , majdanozin e grirë imët dhe purenë e patateve.

4

I përziejmë mirë e mirë me një lugë druri.

5

Masën e përgatitur e mbulojmë me një qese kuzhine dhe e fusim në frigorifer për 3 orë.

6

Pasi kanë kaluar 3 orë formojmë toptha të vegjël të cilat i shtypim me pëllëmbën e dorës.

7

Në një pjatë ku kemi hedhur miellin i lyejmë qoftet me miell nga të dyja anët.

8

I skuqim në tigan me vaj të nxehtë, duke i patur kujdes mos digjen.