Print Options:

Qofte me kunguj

Koha e përgatitjes20 minutaKoha e pjekjes15 minutaKoha totale35 minuta

Kungujt janë ndër perimet më të dashura të stinës së verës.
Me to mund të përgatisim pjata të ndryshme.
Sot do ju propozoj qofte me kunguj, pasi kanë një aromë shumë të shijshme.
Receta origjinale e qofteve me kunguj vjen nga Greqia dhe quhen Kolokythákia Keftédes (κολοκυθάκια κεφτέδες)

 

 

qofte me kunguj

 600 g kunguj
 150 g djath i grirë kaçkavall
 60 g miellë
 2 vezë
 vaj për të skuqur
 kripë
 piper i zi
 60 g bukë e grirë
 majdanoz
 mentë
1

Pasi i kemi larë kungujt i presim feta feta dhe i vendosim në një tenxhere me ujë të ziejnë.

2

Pasi i kemi kulluar i vendosim me një tas dhe me ndihmën e një luge druri i shtypim.

3

Shtojmë vezët, bukën e grirë, kripën dhe piperin.

4

Më pas shtojmë djathin e grirë dhe i përziejmë të gjitha bashkë.

5

Shtojmë majdanozin dhe gjethet e mentës të grira imët.

6

Fillojmë të punojmë me dorë qoftet duke i bërë rrethore- rrethore.

7

Në një pjatë hedhim miellin.

8

Pasi i kemi bërë qoftet rrethore i lyejmë me miell .

9

I skuqim qoftet e përgatitura në një tigan me vaj.

Nutrition Facts

Servings 34

Download Premium Magento Themes Free | download premium wordpress themes free | giay nam dep | giay luoi nam | giay nam cong so | giay cao got nu | giay the thao nu
lista njoftimeve

Receta me E-Mail

Përshëndetje!

Bashkohu dhe ti listës tonë për të marë recetat më të reja.

Faleminderit! :-)