Pulë me bizele

 300 g gjoks pule në feta
 1 miell
 1 g gotë qumësht (rreth 250ml)
 250 g bizele
 1 qepë
 1 kuti të vogël supë pule
 kripë e vaj sipas dëshirës

1

Në një tigan skuqim qepën e grirë imët deri sa të marrin një ngjyre të artë. Më pas hedhim bizelet,supën e pulës e ujë deri sa bizelet të mbulohen mjaftueshëm.

2

I lëmë të ziejnë për 20 Minuta në flakë mesatare.

3

Lyejmë fetat e pulës me pak miell e i skuqim në një tigan tjetër me pak vaj. I kthejmë nga të dyja anët.

4

Pasi të jenë skuqur mirë hedhim qumështin dhe vazhdojmë zierjen në flake të ulët.

5

Kur qumështi të ketë shteruar shtojmë bizelet me ujin e mbetur të zierjes dhe i lemë të marrin shijen e njeri tjetrit për 5 Minuta në flakë të ulët.

6

Shërbehen të ngrohta me një degëz rozmarinë për aromë.