Petë sfoljat me banane dhe çokokrem

Ju ndodh që ndonjëherë ju shkon mëndja për diçka të ëmbël dhe të shijshme?
Kjo është një recetë e lehtë në përgatitje dhe e shpejtë.
Mjaftojnë pak përbërës dhe do të keni një ëmbëlsirë që kënaq shijet tuaja.

 1 brumi sfoljat
 1 banane
 200 g çokokrem
 sheqer pluhur për zbukurim

1

Marrim një tavë dhe vendosim letrën e furrës.

2

Mbi të vendosim petën sfoljat të gatshme.

3

Shkrijmë çokokremin në banjomaria dhe me ndihmën e një luge ja hedhim sipër petës.

4

Shtojmë bananen e prerë ne copa rrethore.

5

E pjekim në furrë për 30 Minuta

6

Pasi ëmbëlsira të jetë ftohur e dekorojmë me sheqer pluhur.