Perime në furrë

Ju nevojitet vetëm pak kohë për të gatuar një drekë të shijshme dhe të shëndetshme.
Shumë e ushqyeshme për fëmijët tuaj.
Mjafton të zgjidhni perimet tuaja të preferuara dhe shija e kësaj recete është e garantuar.

 300 g patate
 200 g karota
 250 g kunguj
 100 g palltixhan
 1 qepë
 200 g speca jeshil ose të kuq
 vaj ulliri
 kripë
 piper i zi
 150 g domate qershi
Përgatitja erëzave
 70 g bukë e grirë
 150 g djath i grirë kaçkavall
 1 tufë majdanoz
 1 borzilok

1

Pasi i kemi larë të gjitha perimet, qërojmë patatet, qepën dhe karotën.

2

I presim të gjitha perimet në rrathë të vegjël me një trashësi 5mm dhe i vendosim në një tas.

3

Pasi i kemi prerë perimet i hedhim në tavën ku do i pjekim.

4

Domatet qershi i vendosim në mikser dhe i grijmë.

5

Salcën e përfituar nga domatet qershi e hedhim në tavën ku kemi hedhur më parë perimet.

6

Shtojmë kripë, piper, vaj ulliri dhe i përziejmë të gjitha bashkë.

7

Në një enë hedhim bukën e grirë, djathin kaçkavall, borzilokun dhe majdanozin e grirë imët.

8

I përziejmë mirë me ndihmën e një luge druri dhe i hedhim në mënyrë të njëtrajtshme tek tava me perime.

9

E pjekim në furrë me 180°C për 60 Minuta