Patëllxhanë me djath të grirë

Palltixhanët me djath të grirë janë një pjatë shumë e shijshme dhe e vecantë.
Ato mund të jenë ideale për një darkë mes miqsh, te shoqëruara me mish ose peshk.
Përgatitja e tyre është e thjeshtë.
Prezenca e djathit i jep një shije të vecantë sidomos për fëmijët.

 3 palltixhanë
 250 g djath i grire kackavall
 100 g bukë e grirë imët
 vaj sipas dëshirës
 kripë sipas dëshirës
 piper sipas dëshirës
 majdanoz sipas dëshirës

1

I vendosim palltixhanët në një pjatë.

2

Me ndihmën e një thike i presim feta-feta me një trashësi 5cm. Nëse duam që fetat e palltixhanit të jenë më të buta i presim ato pak më të trasha se 5 cm.

3

Pasi i kemi prerë palltixhanët feta -feta marrim nje tas.

4

Bashkojmë bashkë të gjitha përbërësit: djathin e grirë, kripën,piperin,majdanozin e grirë imët dhe bukën e grirë.

5

Në një tas tjetër kemi hedhur vaj sipas dëshires.

6

Lyejmë fetat me vaj dhe më pas i kalojmë në përzierjen që kemi përgatitur më sipër.

7

I vendosim një nga një, në një tepsi në të cilën kemi shtruar letrën e furrës.

8

Në furrë të ngrohur paraprakisht i pjekim me 180 gradë për 30-35 min. 35 Minutes