Print Options:

Patëllxhanë të mbushura me djathë Parmixhan

Koha e përgatitjes1 orë 30 minutaKoha e pjekjes1 orëKoha totale2 orë 30 minuta

Patëllxhanët janë një perime që e kanë prejardhjen nga kontinenti aziatik.
Në kontinentin evropian filluan të shfaqeshin në periudhën e mesjetës nga tregtarë arabë.
Kjo pjatë e kuzhinës italiane është e mbushur me shumë kalori por ideale për një drekë të shijshme.

patëllxhanë djath parmixhan

 1,50 kg patëllxhanë
 1 qepë
 2 hudhër
 12 borzilok
 250 g djathë i grirë parmixhan
 vaj ulliri
 100 g kripë e trashë
 kripë
 1,50 salcë domateje
 500 g mocarela
 200 ml vaj luledielli
 400 g djathë kaçkavall
 piper i zi
1

Në një tigan hedhim vajin e ullirit dhe skuqim hudhrën dhe qepën.

2

Shtojmë salcën e domateve, kripën piperin, gjethet e borzilokut dhe i lëmë të bëhen derisa salca të jetë gati.

3

Pasi i kemi larë patëllxhanët i presim feta -feta me një diametër 2 cm.

4

I vendosim në një kullojës dhe i hedhim kripën e trashë.

5

I lëmë me kripë rreth 60 Minuta.

6

Pasi ka kaluar 1 orë i shpëlajmë në ujë të rrjedhshëm dhe i thajmë mirë me letër kuzhine.

7

Në një tigan hedhim vaj luledielli dhe fillojmë të skuqim fetat e patëllxhanit një nga një.

8

Pasi kemi mbaruar së skuquri marrim një tepsi dhe hedhim pak nga salca e domateve që përgatitëm më parë.

9

Fillojmë ti rreshtojmë rresht patëllxhanët.

10

Pasi kemi bërë shtresën e parë me patëllxhanë me ndihmën e një luge hedhim salcë sërish.

11

Shtojmë djathin e grirë parmixhan.

12

Më pas shtojmë moxarelën e grirë imët dhe fetat e djathit kaçkavall.

13

Fillojmë shtrojmë sërish një tjetër shtresë me patëllxhanë, hedhim salcën, djathin parmixhan, moxarelën dhe fetat e djathit kackavall.

14

Veprojmë në këtë mënyrë deri në mbarim të fetave të patëllxhanit.

15

E mbulojmë me salcën e mbetur dhe shtojmë djathin parmixhan.

16

E pjekim në furrë me 180°C për 45 Minuta

17

18

Nutrition Facts

Servings 4

Download Premium Magento Themes Free | download premium wordpress themes free | giay nam dep | giay luoi nam | giay nam cong so | giay cao got nu | giay the thao nu
lista njoftimeve

Receta me E-Mail

Përshëndetje!

Bashkohu dhe ti listës tonë për të marë recetat më të reja.

Faleminderit! :-)