Tavë me patate dhe salmon të marinuar

Tava me patate është një nga pjatat klasike që gatuhet më shpesh jo vetëm në kuzhinën shqiptare por dhe atë të huaj.

 

 1 kg patate
 600 g salmon
 kripë
 vaj ulliri
 piper, rigon
 1 karotë

Marinimi Salmonit
1

Në një enë te vogël përziejmë bashkë vajin, kripën, piperin, rigonin dhe marinojmë ndërkohë fetat e salmonit. Gjithashtu me të njëjtën përzierje kaurdisim edhe patatet më vonë.

Përgatitja
2

Qërojmë karotat, patatet dhe i lajmë në ujë të rrjedhshëm. Më pas i vendosim në një tas ose kullestër.

3

Me ndihmën e një thike fillojmë t'i presim në pjesë të vogla.

4

I shtojmë tepsisë një letër furre (fakultative) dhe i hedhim patatet e karotat sipër.

5

Kaurdisim patatet me përzierjen e krijuar për marinimin e salmonit.

6

I vendosim fetat e salmonit në mesin e tavës.

7

E pjekim në furrë me 180 gradë për rreth 60 Minuta ose në furrë me ventilator për 40 Minuta