Panetonë të kripur

Në prag festash nuk mendojmë vetëm për dhuratat e të afërmve tanë por dhe për pjatat të cilat do mbushin tryezën tonë.
Një përbërës kryesor i Krishtlindjeve dhe festave të fundvitit është Panetoni. Një ëmbëlsirë që nuk mund të mungojë në shtëpitë e tavolinat italiane.
Unë sot e sjell në versionin e kripur dhe të një antipaste.
Për tu bërë pjesë e festave tona mjafton vetëm pak fantazi e çfarëdolloj përbërsi qe ju ndodhet në shtëpi.
Gëzuar festat.

 4 panetonë të vegjël
 1 patëllxhanë
 1 domate
 100 g salmon
 3 majonez
 150 g proshutë
 sallam në feta sipas dëshirës
 2 fleta sallatë
 2 djatë filadelfia

1

Patëllxhanin pasi e kemi larë mirë e presim në feta dhe e pjekim në tavë me 200° për 25 Minuta.

2

Panetonët i presim në feta me trashësi prej 1 /1.5 cm.

3

Panetonin e parë e mbushim çdo shtresë të lyer me majoneze e proshutë, dhe në dy shtresa i shtojmë një fetë domate.

4

Panetonin e dytë çdo shtresë e mbushim me nga një fetë patëllxhan të pjekur e të lyer me djathë filadelfia.

5

Panetonin e tretë me feta domate proshutë e djathë filadefia.

6

Panetonin e katërt çdo shtresë e lyejmë me majoneze e salmon e një fletë sallatë.