Fërgesë me palltixhanë

Një recetë verore e thjeshtë në përgatitje dhe e shijshme në maksimum.
Ideale për një drekë të shpejtë në familje ose mes miqsh.

 2 palltixhanë
 20 ml vaj luledielli
 1 thelpij hudhër
 kripë, piper i zi
 majdanoz i grirë imët
 50 g djathë i bardhë
 6 domate të vogla qershi
 3 gjethe sallate jeshile për dekorim
 1 karrotë

1

Në një tigan hedhim vajin e lulediellit dhe një thelpij hudhër.

2

Kur vaji është ngrohur hedhim palltixhanet e grira copa-copa.

3

I lëmë derisa të skuqen për 15 Minuta

4

Pasi janë skuqur i vendosim në një tas.

5

I shtojmë sipër kripën, piperin e zi, majdanozin, karrotën, domatet e vogla dhe djathin e bardhë.

6

I përziejmë mirë e mirë të gjitha bashkë.

7
8

Në një pjatë vendosim gjethet e sallatës jeshile.

9

Sipër gjetheve servirim sallatën e përgatitur pak më parë.