Omëletë me domate, speca dhe ullinj.

 6 vezë
 2 vaj ulliri
 1 qepë
 2 domate
 50 g ullinj
 100 g djathë të grirë kaçkavall
 1 majdanoz
 kripë
 piper i zi
 2 speca

1

Në një tigan shtojmë pak vaj dhe e vendosim në zjarr me temperaturë mesatare.

2

Shtojmë qepën e prerë dhe e kaurdisim për 10 Minuta derisa të zbutet dhe të marri një ngjyrë të kuqërremtë.

3

Më pas shtojmë domatet e grira në kubikë të vegjël, specat e prerë dhe ullinjtë.

4

Ndërkohë një enë tjetër rrahim vezët, shtojmë majdanozin e grirë, kripën dhe piperin e zi duke i trazuar mirë.

5

I hedhim vezët e rrahura në tigan dhe i lëmë derisa të skuqen.

6

Më pas shtojmë djathin e grirë dhe e lëmë të gatuhet dhe për 5 Minuta

7