Musaka me lulelakër

Musakaja me lulelakër është një pjatë shumë e shijshme.
Prania e kosit i jep një shije të veçantë.
Shumë e ushqyeshme dhe për fëmijët tuaj.

 1 lulelakër e bardhë
 500 g mish i grirë
 2 vezë
 350 ml kos
 kripë
 vaj ulliri
 majdanoz
 rigon

1

Pasi e kemi pastruar lulelakrën e vendosim në një tenxhere të ziejë për 20 Minuta

2

Në një tigan ku kemi hedhur vajin skuqim qepën.

3

Kur qepa të ketë filluar të marr një ngjyrë të kuqërremtë hedhim mishin e grirë .

4

Shtojmë kripën, rigonin dhe majdanozin e grirë imët.

5

I lëmë të skuqen për disa minuta.

6

Pasi lulelakra ka zierë e kullojmë dhe në një tavë të lyer ma pak vaj shtrojmë një shtresë me lulelakër.

7

Më pas shtojmë mishin e grirë të cilin e kemi kaurdisur më parë me qepën.

8

Shtojmë sërish një shtresë me lulelakër, dhe e fusim në furrë me 180°C për 30 Minuta

9

Ndërkohë në një tas të vogël përziejmë vezët me kosin .

10

Kjo përzierje shtohet sipër disa minuta para se ajo të jetë gati.

11

E futim sërish në furrë dhe 10 Minuta në mënyrë që të mpikset