Mish viçi me brokoli

E thjeshtë në përgatitje, e shëndetshme dhe shumë e ushqyeshme.
Të gjitha në një pjatë të vetme.
Një pjatë ideale për familjen tuaj.
Nuk ju mbetet gjë tjetër veç ta provoni dhe jam e bindur që do ta gatuani shumë shpesh.

 800 g mish viçi
 400 g brokoli
 1 qepë
 kripë
 piper i zi
 rigon
 2 salcë domateje
 1 karotë
 600 ujë

1

Mishin e viçit, pasi e kemi larë në ujë të rrjedhshëm, e ndajmë në pjesë të vogla.

2

Në një tigan me pak vaj skuqim qepën të cilën e kemi grirë imët.

3

Pasi qepa ka marr një ngjyrë të kuqërremtë, shtojmë copat e mishit .

4

Hedhim salcën dhe i përziejmë.

5

Më pas shtojmë lulet e brokolit dhe karotën të prerë në kubikë të vegjël.

6

Sipas dëshirës shtojmë kripë, piper dhe rigon.

7

Shtojmë ujin dhe e lëmë në gatuhet për 60 Minuta duke e kontrolluar herë pas here nëse është bërë mishi.