Makarona me brokoli dhe pana

 500 g makarona
 1 brokoli
 2 salçiçe
 200 ml pana (një pako)
 djathë të grirë sipas dëshirës
 80 g kripë
 2 thelpij hudhër
 vaj sipas dëshirës
 1 qepë
 piper sipas dëshirës

1

Vendosim të ziejë një tenxhere me ujë të kripur për 30 Minuta (aty ku do hedhim makaronat)

2

Presim brokolin copa-copa dhe i japim një valë për 15 Minuta

3

Në një tigan hedhim pak vaj e skuqim qepën dhe dy thelpij hudhër.

4

Pasi brokoli të jetë bërë e hedhim ne tiganin ku kemi skuqur hudhrën e qepën.

5

Sipas dëshirës shtojmë piperin.

6

Më pas shtojmë panën dhe salçiet e prera copa-copa.

7

E lëmë ne zjarr e për 8 Minuta.

8

Në tenxheren me ujë që ka zierë shtojmë makaronat.

9

Pasi makaronat janë bërë, i kullojmë ujin.

10

Harxhën e përgatitur pak më parë, e hedhim mbi makaronat duke e kavërdisur.

11
12