Lulelakër e skuqur me vezë

Lulelakra është një zarzavat tipik i stinës së dimrit.
Është e pasur me vitamina të shumta e të dobishme për organizmin tonë, ndaj nuk duhet ti mungojë tryezave tona.

 1 kg lulelakër e bardhë
 45 vezë
 34 djathë të grirë kaçkavall
 kripë
 piper i zi
 vaj për të skuqur

1

Pasi e kemi pastruar lulelakrën e lajmë në ujë të rrjedhshëm.

2

Më pas e ndajmë në tufa dhe e vendosim të ziejë në një tenxhere me ujë me kripë për 25Minuta

3

Në një tas rrahim vezët.

4

Shtojmë djathin e grirë, e pak piper dhe i përziejmë mirë.

5

Pasi lulelakra është zier marrim degët e saj dhe i kalojmë në tasin ku kemi rrahur vezët e i skuqim në një tigan me vaj të nxehtë.

6

Sipas dëshirës mund ti shtojmë pak lëng limoni sipër lulelakrës së skuqur.