Lulelakër me beshamel

E keni provuar ta gatuani lulelakrën në këtë mënyrë?
Jua këshilloj ta provoni, pasi ka një shije shumë të mirë.

 800 g lulelakër e bardhë
 250 g djath i grirë Parmigiano (ose kaçkavall)
 400 g bechamel
 kripë
 vaj ulliri

1

Në një tenxhere vëmë të ziejë ujin të cilit i kemi hedhur dhe kripë.

2

Pasi uji të ketë zierë, shtojmë lulelakrën të cilën e kemi qëruar nga kërcelli.

3

E lëmë të ziejë për 15 Minuta

4

Pasi lulelakra të jetë gati kullojmë ujin.

5

Lulelakrën e hedhim në një tavë të cilën e kemi lyer me pak vaj ulliri.

6

Me ndihmën e një luge druri e shtypim dhe shtojmë djathin kaçkavall në mënyrë të njëtrajtshme.

7

Më pas shtojmë bechamelën të cilën e përhapim në mënyrë uniforme në të gjithë tavën.

8

E pjekim në furrë me 180°C për 25 Minuta