Lëng perimesh

Lëngu i perimeve është një përgatitje baze e kuzhinës italiane. Mund ta përdorim për përgatitjen e pilafit, pjatave të ndryshme të orizit, supat e kremrat e perimeve. E rëndësishme në këtë recetë është zgjedhja e perimeve të freskëta e të stinës, mbi të gjitha sipas dëshirës. Pra mund ta  personalizoni këtë recetë sipas shijes tuaj duke përdorur dhe erëza të ndryshme për ti dhëne një aromë shumë më të veçante.

 

 

 

 1 patate
 2 karrota
 1 domate mesatare
 23 kërrcell selino
 kripë e piper sipas dëshirës
 1 ujë

1

Perimet lahen dhe qërohen nga lëkura.

2

Priten në copëza të mëdha e bashkë me ujin vendosen në një tenxhere.

3

Valojnë në flakë mesatare për rreth 60 Minuta (nëse do përdorim tenxhere me presion, koha përgjysmohet 30 Minuta)

4

Më pas kullohet lëngu dhe konservohet në frigorifer në një enë qelqi për jo më shumë se 3 ditë.

5