Lëng perimesh për ushqimin e fëmijëve

Lëngu i perimeve është shume i ushqyeshëm për fëmijët e moshës 5-6 muajsh. Faza e heqjes se gjirit për nënat te cilat nuk prodhojnë më  qumështin për beben dhe fillimi i dhënies se ushqimit të  parë  është shumë  delikate.

Lëngu i perimeve ndihmon në  përgatitjen e disa pjatave të  thjeshta të  kësaj faze duke mos lenë mënjane vitaminat për të  cilat trupi jone ka nevoje që  në  hapat e para te rritjes

 70 g patate
 50 g karrota
 3 gjethe spinaq
 40 g kungull
 400 ml ujë

1

Perimet lahen dhe u hiqet lëkura

2

Në një tenxhere hidhet e uji e shtohen perimet e prera në copë të mëdha

3

Valojnë për 40 min në flake mesatare 40 Minuta

4

Më pas filtrohen me ane te kullesës

5

Perimet grihen e mund te përdoren si përbërës për pjata e ndryshme te bebeve

6

Lëngun e perimeve mund ta konservojmë në një enë qelqi në frigorifer për jo me shumë se 3 dite