Kunguj zgare të marinuara

Një pjatë e shijshme dhe e freskët.
Ideale dhe për njerëzit që dëshirojnë të mbajnë nën kontroll kaloritë e shumta.

 23 kunguj
 2 majdanoz i grirë imët
 70 ml vaj ulliri
 2 thelpij hudhra të grira imët
 uthull sipas dëshirës
 kripë, piper sipas dëshirës

1

Pasi i kemi larë kungujt i presim në feta të holla.

2

I vendosim në një pjastër ose grill duke i pjekur mirë nga të dyja anët.

3

I hedhim kripë e piper sipas dëshirës.

4

Pasi kungujt janë pjekur i vendosim në një pjatë dhe fillojmë përgatitjen e salcës.

5

Në 1 tas të vogël, përziejmë bashkë majdanozin e hudhrat (të grira imët), vajin e ullirit dhe uthull sipas dëshirës.

6

I kaudisim mirë e mirë të gjitha përbërësit bashkë dhe ja hedhim sipër kungujve.