Kunguj në furrë me proshutë dhe djath mozarele

Një pjatë e thjeshtë dhe e ushqyeshme. Në pak minuta ju do të keni në tavolinën tuaj një pjatë unike.

 

 4 kunguj
 250 g proshutë
 1 vezë
 kripë
 vaj ulliri
 200 g djathë të grirë kaçkavall
 250 g mozarela

1

I lajmë kungujt dhe i presim në mënyre gjatësore.

2

I shtrojmë në tepsi të cilën më parë e kemi lyer me vaj.

3

Ju hedhim sipër kungujve kripë sipas dëshirës.

4

I hedhim sipër mozarelën dhe proshutën.

5

Më pas rrahim në një pjatë vezën me djathin e grirë dhe e hedhim sipër kungujve.

6

E vendosim në furrë dhe e pjekim me 180°C per 30 Minuta